Nisen edhe protestuesit nga Fieri. Kryetari i PD-së në Fier, Luan Baçi, deklaroi se sot Rama merr paralajmërimin e fundit.
Baçi: Aksioni opozitar është në vazhdimësi. Rama bën mirë të japë dorëheqjen dhe të lërë presionet dhe shantazhet. Të lërë retorikën e tij të sëmurë burg, burg,burg se nuk i tremb dot qytetarët shqiptarë.
Baçi tha se çelja e fushatës nga mazhoranca dhe mënyra e hapjes së saj ishte një fushatë funerali për rilindjen e Ramës.