Duke filluar nga data 15 qershor salla e studimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave do të funksionojë edhe pasditeve deri në orën 19:00. Po ashtu do të qëndroj e hapur edhe ditën e shtunë. Kjo risi u vjen në ndihmë të gjithë studiuesve dhe të interesuarve që duan të shfrytëzojnë ambientet e sallës së studimit.
Bido: Është një tentative që ne kemi dy vjet që po merremi me të. Tani janë pjekur kushtet, kemi mundësuar nëpërmjet sistemeve elektronike që të ndahet puna e vendruajtjes dhe e sallës përmes procedurës dhe jo përmes pranisë fizike të individëve. Kemi edhe bazën ligjore që na i mundëson këtë gjë.