10 artistë ndërkombëtarë kanë vendosur t?i japin jetë një qyteti të vogël naftënxjerrës si Patosi. Veç kësaj ata kanë ardhur të japin edhe një mesazh, atë të mbrojtjes të natyrës.
Fasadat monotone të pallateve të Patosit po marrin jetë.
10 artistë ndërkombëtarë janë mbledhur në qytetin e vogël për të hedhur mbi 1200 metra katror sipërfaqe ngjyra dhe artin e tyre.
"Mbrojtja e natyrës është mesazhi i punës time. Një flirt me natyror me karakteristika të zonës"