Komisioni aprovoi propozimin për mandatin e Nikolla Gruevskit

  • 5 years ago
Deputetët i dhanë dritë jeshile heqjes së mandatit azilantit Nikolla Gruevski. VMRO DPMNE-ja i doli në mbrojtje ish liderit të tyre dhe tha se Gruevski mori azil për shkak të përndjekjes politike nga pushteti aktual. Seanca plenare kur pritet të votohet për heqjen e mandatit të Gruevskit është caktuar për javën e ardhshme. Deputeti Bogoevski i cili paralajmëroi dorëheqjen tha se këtë do ta bëj sapo të votoj në seancë plenare për heqjen e mandatit të Gruevskit.