Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin Arena në RTV ORA, ka folur në lidhje me procesin e negociatave.
Çipa ka thënë se ai është i shqetësuar, pasi sipas tij vendi ynë ka nivel të ulët përfaqësimi diplomatik.
Çipa: Unë jam i shqetësuar sepse vendi ynë ka nivel të ulët përfaqësimi diplomatik. Unë jam i shqetësuar sepse ka një heshtje dhe një nxjerrje nga axhenda të asaj që konsiderohet platforma që do të përmbyste historinë e marrëdhënieve dhe relacionet shqiptaro-greke të 70 viteve të fundit. Për temat e pazgjidhura në 70 vite. Çfarë bëhet me këtë? Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/integrimi-cipa-shqiperia-ka-perfaqesim-te-dobet-diplomatik