Pa Gjykatë Kushtetuese me një Gjykatë të Lartë, e cila funksionon vetëm me tre anëtarë dhe ka në gjykim mbi 31 mijë dosje , pa u ngritur ende Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Antikorrupsion dhe me 150 magjistratë të larguar jashtë sistemit, zëvendësimi i të cilëve është një problem më vete si dhe me një Kryeprokurore të përkoshme që po qëndron në këtë detyrë më shumë se një vit .
Ky është bilanci i deritanishëm i reformës në drejtësi në tre vite nga miratimi i Kushtetutës së re.
Të gjitha afatet janë prishur dhe të vetmet organe të reja që ja janë ngritur deri tani janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili është ende pa godinë, Këshilli i Lartë Gjyqësor që merr vendime të cunguara pasi nuk është ngritur ende, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë që vendos për masat disiplinore për gjyqtarët e prokurorët të cilët kryejnë shkelje. Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mosfunksionimi-i-reformes-ne-drejtesi-bilanci-i-tre-viteve