Safet Bajri jetë 'luksi' edhe në qeli, shkel ligjin dhe e tregon hapur në Instagram

  • 5 years ago
Safet Bajri është kreu i grupit të "Bajrave" i arrestuar pak kohë më parë në një superoperacion në Shkodër, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale.

Sot ai është rikthyer në vëmendje të medieve dhe shkak për këtë është një postim në rrjetet sociale. Edhe pse i burgosur, kjo nuk e ka penguar Bajrin që të mbajë celularë (ndonëse është e ndalur) e aq më tepër që të jetë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka publikuar në video teksa është duke parë spektaklin e humorit "Portokalli".

Shumë pyetje lindin nga kjo video...si e ka siguruar këtë celular, kush ia ka bërë ofertën e internetit, ku e mban të fshehur dhe përse nuk ia kanë konfiskuar për aq kohë sa ai herë pas here poston video në rrjetet sociale...pyetje që nuk kanë një përgjigje.

Mediat belge kanë shkruar se Bajri bënte jetë luksi në Belgjikë dhe duket se kjo gjë nuk ka ndryshuar me arrestimin e tij.

Recommended