RTV Ora - Rama nuk tërhiqet nga data e zgjedhjeve: Në 31 maj çelim fushatën

  • 5 years ago
#rtvora
Në kulmin e tensioneve politike, PS ka vendosur të përgatitet për nisjen e fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetët që të paralajmërojnë elektoratin për pasojat që do të kenë ata që angazhohen në prishjen e votimit, madje duke u thënë se do tu ndalohet e drejta për të shkelur në BE dhe SHBA.

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga zgjedhjet vendore. Më 31 Maj PS do të hap fushatën elektorale me 61 kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarë në Pallatin e Kongreseve.

Kryesocialisti ka paraqitur programin në mbledhjen e grupit parlamentar ku mësohet se ka kërkuar që në takimet që do të organizohen të bindin zgjedhësit të dalin ne votime dhe të flasin mbi atë çfarë rrezikojnë nëse do të tentojnë të dëmtojnë procesin e zgjedhjeve vendore. Madje një nga pikat që do të flitet në takimet me elektoratin do të jetë heqja e së drejtës për të shkelur në SHBA dhe BE nëse do të cënojnë procesin e 30 qershorit.

Ashtu si në takimin e së shtunës me kandidatët për kryebashkiakë, Edi Rama u ka lënë porosi deputetëve që të mos provokohen nga mbështetësit e opozitës, por në rast incidentesh t?i regjistrojnë ata.

Në mbledhjen e grupit është diskutuar edhe për punësimet, ku është kërkuar që të heqin dorë nga punësimet partiake dhe të eliminohet arroganca në çdo hallkë të qeverisë. Madje për këtë kryeministri ka folur edhe në takimin për bashkëqeverisjen.

Nisja e fushatës prej mazhorancës vjen në kulmin e tensioneve politike. Opozita do të zhvillojë në datën 25 protestën e 6 kombëtare, madje pas kësaj është paralajmëruar dhe përshkallëzimi i reagimit, duke kërkuar krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të lira si dhe largimin e Edi Ramës si kryeministër.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-i-vendosur-30-qershorin-opozita-vazhdon-me-protesta
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz