Report TV -Ambasadori i OSBE: Sa herë nxehet debati politikanët refuzojnë dialogun

  • 5 years ago
Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt thotë se hijet e së kaluarës totalilare në Shqipëri vijonë të jenë ende prezente, aq më shumë kur debati politik është i nxehur, në kohë krize si kjo që vendi ynë po kalon aktualisht me opozitën në protesta dhe bojkot të zgjedhjeve të 30 qershorit.

"Po në Shqipëri ? sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere ? dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit", tha ambasadori Borchardt i ftuar në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë ?Fytyra e ?armikut të popullit? gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990?. Ai theksoi ndër të tjera se politikanët shqiptarë, mjerisht sipas tij, që nga koha e regjimit diktatorial dhe deri më sot akuzojnë njëri-tjetrin si ?armiq të popullit?.

"Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e ?armikut të popullit? e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat", u shpreh ambasadori i OSBE-së.

Kjo është dalja e parë publike e ambasadorit të OSBE-së, pasi disa të rinj të forumeve politike të opozitës joparlamentare shkruan në murin e pallatit të tij ?Turp për ju?, pas qëndrimeve të forta që ia mbajti për protestat e dhunshme të PD-së dhe LSI-së.