“Civil”: T’u jepet fund përfitimeve dhe luksit të funksionarëve

  • 5 years ago
Me një kërkesë drejtuar Kuvendit, Qendra për liri ?Civil? kërkon ndërprerjen ose reduktimin e përfitmeve që kanë funksionarët. Sipas Xhabir Derallës, harxhimet nga buxheti i shtetit që bëjnë funksionarët duhet të jenë në një nivel të pranueshëm për një shtet të varfër dhe social. Politikanët shprehen të gatshëm për ndryshime ligjore edhe pse në të kaluarën kanë qenë në qendër të vëmendjes për shpenzimet marramendëse dhe rroga shtesë pas përfundimit të mandatit.