RTV Ora - “Aheng” elektronik, tingujt e traditës shkodrane vijnë për klub

  • 5 years ago
#rtvora

Tingujt e traditës të sjellë në dimensione bashkëkohore.

Artistët Beatrice Gjergji dhe Kolë Laca që prej vitesh jetojnë në Itali janë rikthyer për të rizbuluar ahengun Shkodran, duke e sjellë të përpunuar sipas muzikës elektronike.

Janë ritme të gjalla të cilat e sjellin muzikën shkodrane në shekullin e 21-të, për t?ia përcjellë vargjet dhe tingujt jo vetëm shqiptarëve por edhe të huajve.

Beatrice Gjergji: "Edhe të italianët mbeten të habitur, thonë është gjuhë e shpikur apo reale. Thonë se është gjuhë shumë e bukur dhe melodioze."

Kole Laca: "Këngët shkodrane e kanë këtë meritë, kompozitorët që i kanë realizuar, që nuk e kanë problem të përshtaten në çfarëdo lloj mënyre. Janë gjithmonë të bukura."

Na japin një mesazh të bukur, që ndërsa rinia shqiptare sot po kërkon identitete të reja muzikore, apo priret drejt të ashtuquajturës tallava, ata ruajnë vlerat e trashëguara dhe i sjellin në përshtatje me zhvillimet e kohës.

Beatrice Gjergji: "Kjo muzikë është shumë e bukur, nuk mundet të humbasë."

Kole Laca: "Të them të drejtën nuk e kam pritur reagimin pozitiv të publikut."

Beatrice ka edhe një mesazh që për ta artikuluar më lehtë zgjedh ta bëjë në gjuhën italiane, atje ku jeton prej moshës 6 vjeçare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aheng-elektronik-tingujt-e-tradites-shkodrane-vijne-klub
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended