Report TV - Lleshaj: Zgjedhjet do mbahen, kush saboton votimin do japë llogari para ligjit

  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte ditën e sotme në Korçë nga ku foli për procesin zgjedhor të 30-qershorit. Lleshaj tha se qeveria është angazhuar për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët dhe ata që do të përpiqen ta cenojnë atë do të japin llogari para ligjit.

?Qeveria është e angazhuar për të garantuar të drejtën e votës. Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Ministria e Brendshme është një prej instrumenteve që garanton zgjedhjet. Lista e zgjedhësve dhe mjedisi i sigurt, janë detyrat e dikasterit tonë. Zgjedhjet bëhen në prag të vendimmarrjeve historike.

Duhet të garantojmë që Shqipëria është një vend i pjekur për të hapur negociatat. Zgjedhjet duhet të zhvillohen me parametrat e kërkuar. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit?, deklaroi Lleshaj.