Rreze Dielli 17 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Qofte të mbuluar me pure

  • 5 years ago
Qofte të mbuluar me pure

Përbërësit:

650 gr mish të grirë

1 qepë mesatare

1 vezë

3-4 lgj galetë

1 lç kumin

1 lç triumëzë

kripë+ piper i zi

1 lk piper të kuq

3 lgj salcë për zgarë

1 lgj ujë

1 lgj majdanoz

Pure:

2 patate të mëdha

1 vezë

3 lgj pana

4 lgj parmixhan

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Në një tas vendosim mishin e grirë dhe të gjithë prbërësit e qoftes. I punojmë ato mirë me dorë për të bashkuar të gjithë përbëresit e me pas e lëmë brumin e qofteve te pushojë per 20-30 minuta në frigorifer. Pasi të kalojë kjo kohë v e ndajmë brumin e qofteve në 6 ose 8 toptha të mëdhenj dhe e vendosim në format e nje keku të lyer me pak vaj. I jepni formen e një keku të vogël duke e ngjeshur lehtë në pjesën anësore të kupave. Vendosim tavën me forma në furrë në temperaturën 180ºC për 20 minuta.

Ndërkohë kemi zier patatet dhe i vendosim në një tas. Shtojmë në të 1 kokërr vezë plus 3 lugë gjelle krem pana, 4 lugë gjelle parmixhan, kripë e piper

Të gjitha këta përbërës i kthejmë në pure me blender. Vendosim purenë në një xhep pastiçerie dhe pasi të kalojnë 20 minuta, nxjerrim qoftet nga furra dhe i mbulojmë me pure duke i dhënë formën e një keku të vogël me krem. I vendosim në furrë për 15 minuta dhe i shërbejmë duke i spërkatur me pak salcë kecapi

Recommended