Shqipëria në zi kombëtare, zhvillohen homazhet për Klodian Tanushin

  • 5 years ago
Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e sotme në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë.

Ndërkohë në Muzeun Historik Kombëtar, prej orës 10:00-12:00, u mbajt ceremonia e homazheve.

Të parët që u përkulën mbi arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi ishin familjarët, ndërsa moment prekës ishte parakalimi para fotos së Klodian Tanushit i bashkëshortes me të bijën 1 vjeç e gjysmë. Dhe më dy djemtë e tij të vegjël bënë homazhe duke puthur arkivolin e babait të tyre.