Drejtoi i RTVM-së, Marjan Cvetkovski i shpëton një padie penale

  • 5 years ago
Pasi Policia Financiare filloi të hetojë raportin e Revizionit shtetëror për parregullsitë në punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë, drejtori i televizionit shtetëror shpëtoi nga një kallëzim tjetër penal. Marjan Cvetkovski nuk do të përgjigjet për shpërdorim të pozitës zyrtare gjatë përzgjedhjes së kompanisë që ka bërë matjen e shikueshmërisë.