Jugohromi ndërpret punën për vendosjen e filtrave, del në shitje

  • 5 years ago
Kombinati Jugohrom ka ndërprerë aktivitetet për ndërtimin e filtrave ndërsa ka refuzuar edhe kredinë e siguruar nga Qeveria. Drejtuesit e kombinatit thonë se fabrika do të nxirret në shitje. Por pavarësisht kësaj organizata ekologjike Ekoguerila thotë se menaxhmenti i fabrikës duhet të mbajë përgjegjësi për ndotjen e rajonit të Pollogut, ndërsa fabrika të mos mund të fillojë me punë pa përmbushjen e standardeve ekologjike.