Wake Up/ Pedagogu, Olti Rrumbullaku: Arsyet pse shqiptarët nuk besojnë bankat

  • 5 years ago
Shqiptarët vazhdojnë t?i mbajnë paratë ?nën dyshek?. Sipas një raporti të fundit të Bankës së Shqipërisë, në lidhje me mënyrat se si shqiptarët mbajnë paratë, rezulton se 15% e tyre nuk zgjedhin bankat për të vendosur kursimet e tyre. Nga kategoria e personave që i mbajnë paratë jashtë sistemit, 13% i ruajnë kursimet jashtë bankave në ambientet ku banojnë dhe 2% e tyre i kanë dhënë hua duke investuar në formën e fajdeve. Në anketim morën pjesë 1200 familje. 39% e tyre nuk kishin asnjë lloj kursimi ndërsa 40% kanë llogari bankare. Pjesa tjetër i kanë investuar në fondet e pensionit, kompanitë e sigurimit, bonot e thesarit ose i mbajnë në shtëpi. Por nderkohe në një tjetër vrojtim mbi pasurinë e familjeve shqiptare, Banka e Shqipërisë gjeti se, 95% e tyre kanë 1-2 prona, por rreth 43% e tyre deklarojnë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi apo pasurie financiare. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka më pak besim tek bankat. Kujtojmë këtu se pjesa më e madhe e banorëve të rajonit, rreth 70% e tyre i depozitojnë paratë nëpër banka.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH