Tevdovski ende pa vendim për rishikimin e buxhetit

  • 5 years ago
Edhe krahas realizimit të dobët të investimeve kapitale dhe krahas paralajmërimit të kryeministrit Zoran Zaev se këtë verë do të bëhet rishikimi i buxhetit, Ministria e Financave edhe më tej bën analiza nëse për momentin ka nevojë për rishikim të arkës shtetërore. Ministri i financave, Dragan Tevdovski pohon se ka mendimin e njëjtë si të kryeministrit, por shton se për momentin performancat e ekonomisë janë të mira. Edhe pse të dhënat për shpenzimet buxhetore tregojnë se për tre muaj janë realizuar vetëm 6.2% nga 400 milionë eurot e parapara për investime kapitale, Tevdovski thotë se ka përmirësim në realizim. Numri një i financave pohimet e këtilla i mbështet në realizimin e lartë të projekteve në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore. Por, tha se presion ka tek dikasteret e tjera.