Dhuna ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi është diskutuar në studion e lajmeve në RTV Ora mes analistit Enton Abilekaj dhe zv/ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
Sipas Abilekajt, Dollapi u trajtua nga një grup policësh si kriminel. Ndërsa zv/ministri nga ana e tij tha se ajo skenë mund të ishte evituar.
Pjesë nga debati
Enton Abilekaj: Ngjarja e sekretarit organizativ të PD është një ngjarje e një skuadre policësh që e trajtojnë atë si kriminel, sikur e kanë kapur në flagrancë.
Besfort Lamallari: Nuk qëndron, kjo nuk qëndron. Ju e patë që jo të gjithë gjuajtën aty. Nuk mund ti bësh me përgjegjësi. Shumë qetësisht komandanti i tha largohu. Mund të ishte evituar kjo skenë, dhe nuk do kishte nevojë për as për vrap as për asgjë. Follow Ora News