Lleshaj: Protesta e dhunshme nga i njëjti grup i demonstratave të 1997-ës!

  • 5 years ago
Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat një ditë pas protestës së opozitës, tha se jeta e policëve dhe e qytetarëve që nuk kishin lidhje me tubimin, përfshi dhe gazetarët, u rrezikua nga hedhja e bombave molotov, mjeteve piroteknike, gurëve dhe sendeve të forta nga ana e militantëve të opozitës jokuvendore. Ministri tha se protestuesit janë i njëjti grup që kanë bërë 1997-ën dhe trazira të tjera, prandaj duhet reflektim edhe nga shoqëria.

?Ideatorët, planëzuesit, organizuesit dhe drejtuesit e sulmeve janë të njëjtët persona apo grupime, që kanë prodhuar për këtë vend tragjedi të rënda si 1997-ta, 1998-ta, apo 2011-ta meriton vëmendje të thellë publike. Drejtuesit e djeshëm të sulmeve me molotov, drejtonin sulmet me armë zjarri kundër protestuesve në të njëjtin vend, në vitin 2011. Ata që mbronin apo justifikonin me qetësi deri kriminale vrasjen e 4 protestuesve, plagosjen me armë zjarri të dhjetëra të tjerëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve nga dhuna fizike e Policisë në 2011-ën, i sot lejojnë vetes të drejtën që sot të japin leksione sjelljeje apo demokracie. Distancimi nga dhuna, nga ideatorët apo ekzekutuesit e saj është shërbimi më i mirë që ne i bëjmë të ardhmes së vendit tonë", u shpreh ministri.

Lleshaj duke u ndalur te dhuna ndaj ish-funksioniarit demokrat Sahit Dollapi, sekretar organanizativ në PD, deklaroi se policët mund ta kishin menaxhuar më ndryshe, por këto sekonda nuk ndryshojnë skenarin e dhunshëm të protestës që sulmoi me zjarr real institucionet dhe efektivët e policisë.

"Sigurisht, që do të kishte qenë mirë, që edhe ata punonjës policie, që u angazhuan në ndalimin e njërit për organizatorëve të sulmeve, të kishin bërë ndryshe diçka. Mirë do të ishte që, siç duruan në mënyrë stoike për orë të tëra nën zjarr, të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda, vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtimit. Por episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë apo justifikojë histerinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe mbi vetë Policinë", theksoi Lleshaj.

Category

📺
TV

Recommended