Dhuna, protestuesit sulmojnë ekipin e Report TV, lëndohet në kokë kameramani i Top Channel

  • 5 years ago
Pre e dhunës në protestën e opozitës joparlamentare ranë edhe përfaqësues të medias. Protestuesit e opozitës sulmuan grupin e xhirimit te Report TV që shkoi për të tranmsetuar LIVE zhvillimet pranë Drejtorisë së Policisë, ku protestuesit u zhvendosën pas arrestimit të sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi. Militantët sulmuan operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe kanë tentuar të thyejnë kamerën e tij.

Protestuesit i zunë rrugën makinën brenda së cilës ndodheshin gazetarët dhe grupi i xhirimit. Ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji i PD-së dhe Erisa Xhixho e LSI-së kanë ndërhyrë duke parandaluar protestuesit të shpërthejnë në dhunë. Por kërcënimet e tyre nuk janë ndalur derisa ekipi i xhirimit është larguar nga zona duke mos u lejuar të transmetojë në atë pjesë të zhvilimit të protestes tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Bashkë me këtë ekip xhirimi ka qenë gazetari i Report TV Arsen Rusta i cili thotë se fillimisht protestuesit kanë hedhur fjalë ofenduese në drejtim të tyre e më pas kanë kërkuar me forcë largimin e tyre.

Më herët u sulmuan nga protestuesit edhe operatorët e ABC News, TOP Channel dhe Vizion Plus.

Recommended