Report TV -U prishet jahti, tre turistët austriakë bllokohen në detin e Durrësit

  • 5 years ago
Një jaht me turistë austriakë ka pësuar difekt në detë, ku si pasojë nuk mundet të lëvizë. Brenda jahtit janë 3 turistë austriak ndërsa raportohet se jahti ndodhet 3 milje larg bregut. Personat në fjalë kanë kërkuar ndihmë nga Kapitenaria e Durrësit pas avarisë në mjetin lundrues.

Gazetari i Report TV, Artur Korriku raporton se për ti ardhur në ndihmë jahtit të ngecur në det, janë nisur Rojet Bregdetare nga Plepat në bregdetin e Durrësit, si dhe Policia Kufitare. Jahtit i është prishur motori ndërsa dyshohet se shkak i avarisë të të ketë qënë moti i keq dhe dallgët. Mjeti lundrues në fjalë rezulton që është i regjistruar në Holandë, por flamuri identifikues në të është austriak. Ndërkohë problemi përfundimtarë që ka sjellë fikjen e motorit pritet të zbardhet ditën e nesërme pas hapjes dhe kqyrjes së pjesëve motorike.