Yll i bukur thonë ata që e njihnin. Dhe në fakt e tillë ishte. Adela Caci, vetëm 16 vjeç ka prekur zemrat jo vetëm të familjes së saj por edhe mbarë opinionit, me gjestin e rëndë të vetëhelmimit me fostoksinë, pas kërcënimeve dhe përndjekjes nga një bashkëmoshatar, nxënës në të njëjtën shkollë me të në Berat, në gjimnazin profesional. Dje Adelës ju dha lamtumira nga familja, pasi humbi jetën nga konsumimi i fostoksinës. Historia që lë pas është mjaft e trishtë. Një vajzë vetëm 16-vjeçare e larguar nga kjo botë në kulmin e rinisë, kur jeta e saj në fakt sapo kishte nisur. Një 17-vjeçar, D.K, e kishte kërcënuar vajzën me mesazhe dhe telefonata të vazhdueshme në telefon duke i thënë se do t'i publikonte video të sajën që ai e kishte siguruar.
E reja, një vajzë mjaft e urtë dhe paqësore siç shokët e saj të shkollës e përshkruajnë, e ndjerë nën presionin e djalit, ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem duke pirë fostoksinë. Nga Spitali i Beratit ajo u transportua në QSUT në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë. Burime nga ky spital thanë për Shqiptarja.com se përjetimet e vetë mjekëve ishin mjaft të rëndë. E kishin shumë të vështirë të mos i rridhnin lot, kur panë gjendjen e rëndë të vajzës vetëm 16-vjeçare. Të njëjtat burime thanë se ajo erdhi në gjendje kome, në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë, dhe ndërroi jetë shumë pak orë më pas. Familjarë të shumtë ishin në ambientet e spitalit, ku dhimbjen që thuajse i plaste shpirtin mund ta shprehnin vetëm me të qarë e britma për jetën e humbur. Ashtu, të lënduar dhe të hidhëruar nga kjo ngjarje, në fjalët e tyre nuk kanë munguar edhe tronditja dhe dënimi i gjestit të rëndë të djalit që kishte kërcënuar vajzën e tyre.
Prindërit nuk kishin kuptuar asgjë nga tronditja që po kalonte vajza e tyre. Edhe pse një ditë para aktit ekstrem u ka treguar se ndihej e shqetësuar nga shoku i shkollës. Gjithçka u kuptua nga telefoni i vajzës pasi ajo ndërroi jetë. Aty kishte mesazhe të shumta nga 17-vjeçari, i cilu u arrestua menjëherë nga policia.

Category
📺
TV