Gjonaj me homologen franceze - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë një takimi zyrtar në Francë me homologen Nicole Belloubet, ministrja e Drejte?sise?, Etilda Gjonaj prezantoi strukturën e re të krijuar nga Qeveria shqiptare, Task Forcën Antikorrupsion. Ato gjithashtu diskutuan për hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve.?Më vjen mirë që sot, jo vetëm shkëmbyem eksperiencat kryesore të fushës së përgjegjësisë, por njëkohësisht vendosëm për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e zbatimit të Reformës në Drejtësi në përgjithësi dhe sistemin e drejtësisë penale për të miturit në veçanti. Besoj fort që nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Francës në veçanti, e ardhmja e qytetarëve shqiptarë do të jetë më e mirë??Ndërsa ministrja Belloubet konfirmoi vullnetin për firmosjen në Tiranë të një Memorandumi për Forcimin e Bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë për të Miturit. Ajo ofroi mbështetjen e qeverisë franceze në ngritjen e Qendrës së Ekselencës, sipas modelit francez, për formimin profesional në këtë fushë.?Duke rikonfirmuar mbështetjen e qeverisë franceze, ju inkurajoj për vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dua të theksoj se mekanizmat e ngritura dhe rezultatet e deritanishme të Task Forcës Antikorrupsion janë për t?u përshëndetur.?Gjithashtu ministrja franceze e drejtësisë u shpreh se Franca është e gatshme të mbështesë Shqipërinë nëpërmjet bashkëpunimeve dypalëshe dhe financimeve të BE-së.