Ripërsëriten zgjedhjet në Turqi, Erdogan s'pranon humbjen - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli Lartë Zgjedhor në Turqi ka vendosur të mos njohë zgjedhjet lokale të Bashkisë së Stambollit.Pas pretendimeve të ngritura nga partia AK, e presidentit Rexhep Tajip Erdogan se kishte parregullësi dhe korrupsion, këshilli i lartë zgjedhor vendosi që zgjedhjet në Stamboll të ripërsëriten më 23 qershor.Përmes këtij vendimi, kolegji vendosi që të mos e njohë fitoren e opozitës.Ndërkohë ky vendim është cilësuar si I pabesë nga ana e Ekrem Imamoglu i cili është betuar si kryebashkiak I Stambollit pas fitores së 23 marsit.Votimi, i cili do të mbahet më 23 qershor, ka ngjallur protesta në qytet.Sipas BBC, qindra banorë janë mbledhur në disa rrethe të Stambollit, duke thirrur slogane anti-qeveritare.Parlamenti Evropian ka thënë gjithashtu se vendimi për të ri-bërë zgjedhjet do të përfundojë kredibilitetin e zgjedhjeve demokratike në Turqi.Në zgjedhjet lokale të 23 marsit, presidenti Erdogan pësoi humbjen më të madhe gjatë viteve të fundit përballë opozitës e cila arriti të fitonte në shumë komuna si dhe Bashki.