APELI NË STAR PLUS, I SËMURI ME PARKINSON BËHET ME SHTRAT

  • 5 years ago
Ky ishte apeli i kësaj gruaje nga lagjia ?Liria? në qytetin e Shkodrës e cila kishte një kërkesë që dikush ti dhurojë një shtrat ortopedik për bashkëshortin e saj i cili ka 12 vite që vuan nga sëmundja e parkinsonit.

Menjëherë sapo kronika u transmetua në Star Plus ka gjetur mbështetjen e organizatës Malteser në Shkodër e cila u tregua e gatshme që të dhurojë krevatin ortopedik për 57-vjecarin Brahush Ymeri i sëmurë me parkinson.

Vullnetarët e organizatës Malteser bashkë me grupin e xhirimit të Star Plus u drejtuan tek familja Ymeri për ti dërguar krevatin ortopedik

Malteser premton se do ti gjendet sërish pranë kësaj familjeve dhe shumë familjeve të tjera të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike

Familja Ymeri përbëhet nga 3 anëtarë dhe kushtet në të cilat ajo jeton janë të vështira

Recommended