Censi 2020, vijon verifikimi i apartamenteve dhe ndërtesave në vend

  • 5 years ago
#rtvora

INSTAT ka ndezur motorët për realizimin e Censit të popullsisë dhe banesave 2020. Drejtorja, Delina Ibrahimi, bëri me dije se aktualisht po bëhet përditësimi i të dhënave për apartamentet dhe banesat në vend. Risi këtë vit do të jetë përdorimi i tabletave për të mbledhur të dhënat.

Në tetor të vitit të ardhshëm, INSTAT do të realizojë numërimin e popullsisë dhe të banesave në vend.

Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimi, bën me dije se në kuadër të realizimit të Censit 2020 aktualisht po bëhet përditësimi i banesave dhe apartamenteve për të krijuar hartëzim të saktë.

Delina Ibrahimi: Jemi duke bërë updaten e hartave, ka anketues të INSTAT që janë në të gjithë Shqipërinë duke parë pallatet, ndërtesat, banesat, numrin e apartamenteve në mënyrë që brenda fundit të vitit të kemi të gjithë apartamentet, ndërtesat dhe banesat të hartëzuara në sistemin tonë.

Numërimi do të kryhet nga ekipet e INSTAT derë më derë dhe risija për këtë vit do të jetë që çdo informacion do të mblidhet në mënyrë elektronike.

Qytetarët që nuk do të pranojnë të japin informacion do të penalizohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/censi-2020-vijon-verifikimi-i-apartamenteve-dhe-ndertesave-ne-vend
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz