Report TV -Tirana merr tre pikë dramatike, Partizani nuk përmbahet për titullin

  • 5 years ago
Një ndeshje me tepër tension dhe dramatike deri në minutat e fundit ka rezultuar sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut për javën e 32 të Superligës. Në ?Selman Stërmasi? vendosi goli i Hasanit në minutën e 91, që gëzoi tej mase bardheblutë, pasi me këtë trepikësh rrisin në 4 pikë diferencën me Kastriotin e vendit të 9, që sot barazoi 1-1 me Laçin në transfertë. Shenjë përveç fitores dramtikë në ndeshjen Tirana-Skënderbeu la edhe sherri në tribunën vip në fundin e takimit.

Ndërkohë në Vlorë Partizani është afruar akoma më shumë me titullin pasi ka mposhtur me rezultatin e thëllë 0-3 Flamurtarin. Për të kuqtë e drejtuar nga Gega që sot e ndoqi takimin nga tribuna , shënuan Asani në pjesën e parë dhe Mensah e Çinari në të dytën. Pas 32 javësh ?demat? udhëheqin me 65 pikë, 10 më shumë se Kukësi i vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat.

Sfida tjetër e kësaj jave mes Teutës dhe Luftëtarit është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Një barazim që nuk kënaq asnjërën nga palët, madje mund të konsiderohet negative për gjirokastritët të cilët e shohin veten me pikë të barabarta me Tiranën.

Recommended