Votat nuk merren me dhunë...', e moshuara 'bën për ujë të ftohtë' protestuesit në Gjirokastër

  • 5 years ago
Bllokimi i aksit rrugor në Kakavijë-Gjirokastër ka krijuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor. Ndërkohë në këtë protestë ka patur edhe një incident, ku një zonjë e moshuar nuk ka rënë dakort me bllokimin e rrugëve që po bënë opozita.

Sipas zonjës në fjalë pushteti nuk merret me dhunë. Ajo ndër të tjera u ka thënë simpatizantëve të PD-së e LSI-së që të lirojnë rrugën.

?Kush e organizon këtë? Unë të bëj urinën në shkurre? 90 vjeçe? Turp! Vota nuk merret me dhunë. Hajde re vlla na hapni rrugën, kur do e hapni rrugën??, thotë qytetarja. Më pas hapja e rrugës është kërkuar edhe nga ana e policisë.

Recommended