RTV Ora – Policia zë në grackë hajdutin e garazheve

  • 5 years ago
#rtvora
Një 41-vjeçar, banues në Kavajë dhe i dënuar më parë për vjedhje ka rënë në prangat e policisë së komisariatit numër 3 në kryeqytet.

I arrestuari i identifikuar vetëm me iniciale, E.P, u kap në flagrancë gjatë operacionit të koduar "Gracka", në tentativë për të vjedhur në garazhet e një pallati në rrugën ?Mujo Ulqinaku?.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë për tentativë vjedhjeje në garazhet e një pallati, kanë organizuar punën duke ngritur shërbime grackë.Si rezultat i këtyre shërbimeve u bë e mundur që rreth orës 04:30, të kapet në flagrancë shtetasi E. P, 41 vjeç, banues në Kavajë, (i dënuar më parë për vjedhje)" njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore të policisë, bazuar në mekanizmin, mënyrat, vendin dhe territorin ku kishin ndodhur vjedhjet, dyshohet se ky shtetas është autori për vjedhjen e sendeve dhe materialeve në disa garazhe dhe konkretisht.

-Më datë 11.03.2019, në rrugën ?Hajredin Shtino?, në garazhin e marrë me qera nga shtetasi A.G, dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit.

-Më datë 20.03.2019, në rrugën ??Reshit Çollaku??, në garazhin e shtetasit E.H., dyshohet se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. P., i kaluan Prokurorisëpër veprën penale ?Vjedhja?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-ze-ne-gracke-hajdutin-e-garazheve
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended