Report TV -Kandidati i PD-së i vë flakën mandatit të deputetit pa e marrë ende

  • 5 years ago
Ibrahim Sako, kandidat i Partisë Demokratike, ka demonstruar përmes një gjesti të pazakontë tërheqja nga mandati i deputetit.

Ai ka zgjedhur t'i bërë flakën mandatit. Sako thotë se ka zgjdhur të mos e pranojë mandatin e deputetit për të mos u bërë pjesë e Kuvendit të përfshirë në shitblerje votash dhe grupe kriminale.

"Jam i listave të Partisë Demokratike për Elbasanin, e kam thënë që s'do pranoj mandatin e deputetit, KQZ më ka sjellë formularin e deklarimit të cilin nuk do ta plotesoj pasi nuk duam të jem në Kuvendin e përfshirë në shitblerje votash dhe grupe kriminale. Djegia e mandateve nuk është vetëm një koncept", shprehet Sako.