#rtvora Edhe pas fundjavës së paqëdrueshme, moti do të vijojë në të njëjtën situatë. Shira dhe temperatura të ulëta do të na shoqërojnë edhe përgjatë të gjithë kësaj jave.
Këtë javë do të duhet ti mbani çadrat me vete. Ndonëse jemi zyrtarisht në muajt e pranverës, moti do të jetë i paqëndrueshëm.
Që prej pasdites së të hënës në gjithë vendin do të nisin reshjet e shiut, të cilat do të na shoqërojnë në intervale deri në fundjavë.
Adjola Bani: Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme dhe kryesisht dita e martë do të jenë me reshje shiu gjatë mengjesit, do të jenë kryesisht në formë shtrëngatash në zonat veriore dhe qëndrore të territorit. Ndërsa zonat perëndimore dhe lindore do të kenë shira të karakterit lokal.
Meterologia, Adjola Bani, thotë se edhe temperaturat do të pësojnë ulje të vlerave.
Adjola Bani: Pritet që temperatura më e ulët të jetë ditën e martë dhe të mërkurë, ku termometri do të shënojë 23-24 Gradë Celsius maksimumi. Ndërsa vlerat minimale do të kenë rënie të lehtë, ku gjatë mëngjesit do të shënojnë 6-7 Gradë Celsius.