RTV Ora - Qëllohet me armë nga makina në lëvizje, FNSH blindon Velipojën

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

0 views
#rtvora

Të shtënat me armë zjarri në fshatin Luarëz të Velipojës alarmuan policinë e Shkodrës, ku prej disa kohësh janë regjistruar një seri atentatesh e ngjarje kriminale. Por nga hetimet e para u tha se këtë herë ishin vetëm qitje në ajër, autorët e të cilës janë në kërkim.

Të shtëna me armë zjarri që dyshohet se erdhën nga një automjet në lëvizje, ja prishën qetësinë e fundjavës fshatit Luarëz në Velipojë, ku jetojnë 15 familje.

Persona të paidentifikuar ende sipas policisë, kanë qenë duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore, kur kanë qëlluar me breshëri në ajër, ç?ka ka alarmuar banorët.

"Më date 27.04.2019, rreth orës 12.05 në fshatin Luarëz, Velipojë Shkodër persona të pa identifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër,"-raporton policia.

Ky alarm vuri në lëvizje edhe uniformat blu që blinduan zonën.

Policia ka kryer kontrolle si në banesa, ashtu edhe në zonën përreth, ku burimet bëjnë me dije se janë gjetur disa gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si provë materiale.

Dyshimet janë personat që qëlluan janë larguar duke përdorur rrëgët që të nxjerrin në Dajç ose atë përgjatë grykëderdhjes së Bunës.

Në deklaratën për rastin, policia e Shkodrës tha se po vijon puna për identifikimin e personave që rikthyen frikën e të shtënave me armë zjarri në kryeqendrën e veriut.

Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz