#rtvora Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar punën një vjeçare te organeve te reja të drejtësisë, ku ka konstatuar edhe probleme në funksionimin e tyre. Në raportin e prezantuar KHSH ka vënë theksin në mungesën e transparencës në disa prej institucioneve të reja si dhe mungesën e ligjshmërisë në disa nga urdhrat e Arta Markut.
Disa nga vendimet e marra nga prokurorja e përkohshme Arta Marku në periudhën tranzitore për transferimin dhe komandimet e disa prokurorëve, janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe në tejkalim të kompetencave të dispozitave kalimtare.
Ky është konstatimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka monitoruar punën e organeve të reja të drejtësisë, mes të cilave dhe të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën prill 2018- mars 2019.