RTV Ora - Myslim Murrizi: Duhet t'i djegë xhepi atij që shkakton dëm në këtë vend

  • 5 years ago
#rtvora
Myslim Murrizi, deputet i grupit demokrat në Kuvend bëri thirrje për ndryshimin e ligjit për statusin e Nëpunësit Civil.

Myslim Murrizi: Ka ardhur koha që statusi i Nëpunësit Civil, shumë i përfolur dhe i përdorur si kalë beteje në pushtet duhet të redaktohet. Të jetë një status i Nëpunësit Civil të Shqipërisë dhe jo status i Nëpunësit Civil të partisë politike që është në pushtet. Raporti i KLSH fliste qartë se vetëm për 2018, 20 mln dollarë janë paguar për vendime gjyqësore të gjykatës administrative për punonjësit e larguar me të padrejtë nga puna. Për 5 vite janë paguar 100 milionë dollarë dëmshpërblim të arrogancës së zyrtarëve të cilët pasi morën në dorën frenat e shtetit vendosën të bëjnë qokat e premtuara në fushatë elektorale. "

Madje deputeti u shpreh se ishte gati për të dhënë votën për ndryshimin e këtij ligji.

Myslim Murrizi: "A duhet frenuar kjo arrogancë? Po. Nëse keni vullnet si shumicë, do të keni dhe konsensusin tonë. Duhet bërë ndryshim në ligj. Nuk duhet që titullari i institucionit që e quan veten pronar të atij institucioni ta përdorë si sh.p.k, si aksioner i vetëm me 100% kuota. 100 milionë dollarë që janë paguar për vendime arbitrare të zyrtarëve janë dy herë e gjysmë më shumë sesa përkrahja sociale që u jep atyre që kanë të pamundur për të plotësuar minimumin jetik "

Propozimi i Murrizit

Myslim Murrizi: "Po qe se shkruhet në ligj që ai që e ka shkarkuar nga puna duhet të paguajë dëmshpërblimin nëse i larguari në mënyrë të padrejtë fiton të drejtën në gjykatë të jeni të bindur se nuk do të ndodhte kjo batërdi. Admnistrata do të jetë e mbrojtur me ligj dhe jo me Maliq. Duhet frenuar babëzia e agallarëve të zyrave. Duhet t'i djegë xhepi atij që shkakton dëm në këtë vend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/myslim-murrizi-duhet-ti-djege-xhepi-atij-qe-shkakton-dem-ne-kete-vend
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended