RTV Ora - Apeli i Dashamir Shehit për "Bindjen Demokratike"

  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se do të mundësojnë që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Pas firmosjes së koalicionit opozitar, Shehi kishte edhe një thirrje për partinë Bindja Demokratike, duke thënë se ajo duhet të reshtohet krah opozitës së bashkuar.

Dashamir Shehi: Kjo është një marrëveshje principi politik. Është një letër e madhe mirëkuptimi politik mes palëve. Është e larguar nga të gjitha këto egoizmat e vogla parazgjedhore. Është beteja që i kemi shpallur Rilindjes dhe zotit Rama. Nga mosregjistrimi fillon beteja.

Si do ti pamundësoni zgjedhjet?

Dashamir Shehi: Me të gjitha mënyrat, duke filluar që me deklarimet tona, duke mos u regjistruar maksimumin e partive, duke mos bërë të mundur që qytetarët të mos shkojnë në zgjedhje. Ditën kur qytetarët nuk shkojnë në zgjedhje ato kanë rënë. Zgjedhjet minimalisht duan gjysmën e qytetarëve. Të gjitha format nga sot deri ditën e zgjedhjeve.

Harku opozitar po zgjerohet për të bërë të pamundur vazhdimin e këtij lloj regjimi.

Bindja Demokratike

Ne urojmë që kushdo merr pjesë në aksionin opozitar është i mirëpritur. Kush merr pjesë për tu bërë fasadë për qeverinë aktuale kjo nuk ka vlerë të madhe.

Uroj që çdo koleg i ri që futet në jetën politike të bëhet opozitar. Ditën që bën opozitarin i ka të moralshme të gjitha. Ne do të shikojmë rrugën tonë, e cila nuk filloi sot apo dje. Partitë po regjistrohen një ditë para se të mbyllen listat.

Reforma që mendojmë ne është 360 gradë, përfshin sistemin zgjedhor, sepse politikat burojnë nga sistemi zgjedhor. Duam të balancojmë pushtetet. Këto janë këmbët që mbajnë këtë tryezë bashkëpunimi, sepse ndryshe do të rrëzohej.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/apeli-i-dashamir-shehit-bindjen-demokratike
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz