RTV Ora - Zbrazen qelitë e Vaqarrit, pas rikonstruksionit do bëhet i pari burg i hapur në Shqipëri

  • 5 years ago
#rtvora
Të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit që ndodheshin në burgun e Vaqarrit janë transferuar në paraburgimin 313 në kryeqytet.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë për të ditur për RTV Ora se shkak është bërë rikonstruksioni i burgut të Vaqarrit, i cili më pas do të kthehet në një burg të hapur, i pari në vendin tonë.

Bëhet fjalë për të dënuarit, të cilët gjykata përveç burgut jep dhe dënime të tjera alternative siç është qëndrimi në burg në darkë, ndërsa në mëngjes i dënuari të merret me aktivitet për të siguruar të ardhurat e familjes.

Ideja është që i burgosuri del nga burgu në mëngjes dhe shkon në vendin e punës. Pas përfundimit të punës ai menjëherë do të rikthehet në institucion dhe do të mbetet aty deri mëngjesin tjetër nëqoftëse ai nuk ka leje ose pushim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbrazen-qelite-e-vaqarrit-pas-rikonstruksionit-do-behet-i-pari-burg-i-hapur-ne-shqiperi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz