#rtvora Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet shqetësuese në Elbasan. Kryeinspektori i Mjedisit thotë se shkelësit janë evidentuar ndërsa gjatë vitit të kaluar janë vendosur masa administrative në vlerën e 40 milionë lekëve.
Moratoriumi i pyjeve nuk ka mundur të frenojnë prerjen pa kriter të pemëve. Në Elbasan, problemi pranohet nga Kryeinspektori i Mjedisit, i cili shprehet se shkelësit janë evidentuar dhe masat administrative gjatë vitit të kaluar kanë qenë në vlerën e 40 milionë lekëve.
Enver Shkurti: "Prerje të pemëve ka. Vitin e kaluar kemi evidentuar disa raste të shkeljes së ligjit, ku janë marrë edhe masat."
Problem mbeten edhe zjarret. Vetëm përgjatë këtij viti janë regjistruar 32 vatra që kanë dëmtuar rreth 1800 hektarë tokë.
Enver Shkurti: "Këtë vit jemi në një situatë të pazakontë sepse kanë filluar të shfaqen zjarre në sipërfaqet pyjore në një kohë të papërshtatshme. Nuk ka ndodhur më parë në muajin shkurt-mars të kishte zjarre."