RTV Ora - Massafra mesazh për Pashkët: E ardhmja është edhe në duart të secilit

  • 5 years ago
#rtvora
Imzot Angelo Massafra ka uruar besimtarët katolikë e ortodoksë për festën e Pashkëve.

Massafra tha se jetojmë në një kohë të vështirë, por u bëri thirrje besimtarëve të mos inkurajohen.

Në mesazhin e tij, Imzot Massafra shtoi se e ardhmja është edhe në duart e secilit prej nesh.

Të dashur, mos u lodhim në të qenurit tonë misionarë të Ngjallurit, le të themi dhe ia tregojmë të tjerëve fuqinë e emrit të tij që shëron, fal e shpëton.

Imzot Angelo Massafra: "Vëllezër dhe motra, është e vërtetë, jetojmë një moment të vështirë, të gjithë e ndiejnë vështirësinë për të jetuar që, ndonjëherë, i ngjan një lufte për mbijetesë. Le të mos shkurajohemi: të shikojmë gjithçka që kemi bërë në këto vite,të vlerësojmë ecjen që kemi bërë deri tani me shumë sakrifica. Secili prej nesh, sot, të bëjë pjesën e vet. E ardhmja është edhe në duart të secilit, përveç të Zotit.

Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mirëpritni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje.

Ai na dhaftë guximin e nevojshëm për të fituar mbi çdo formë egoizmi, forcën për t?u angazhuar për të mirën e përbashkët në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të vëmendshme ndaj nevojave të më nevojtarëve dhe na dhaftë gëzimin e brendshëm e të thellë për të qenë qytetarë aktivë, të ndershëm dhe guximshëm për rindërtimin shpirtëror, moral, kulturor dhe ekonomik të Atdheut tonë të dashur.

Për shumë vjet Pashkën të gjithëve."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/massafra-mesazh-pashket-e-ardhmja-eshte-edhe-ne-duart-te-secilit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended