RTV Ora - Murrizi Lleshajt: Nëse qeveria s'ka karremin në fyt nga PPP, anulojmë koncesionin

  • 5 years ago
#rtvora
Deputeti, Myslim Murrizi, i kërkoi Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të mbajë përgjegjësitë që i takon për grabitjen e Rinasit.

I pakënaqur nga raportimi i Lleshaj, i cili ishte thirrur në interpelancë nga opozita, Murrizi i tha Ministrit se nuk mund të justifikohet me faktin se ngjarje të tilla ndodhin kudo apo fajin e ka koncesionari.

Murrizi i kërkoi Lleshaj që të sjellë në Kuvend ligjin për anulimin e kontratës me koncesionarin nëse qeveria pjesë e të cilës është nuk ka lakun në fyt nga PPP-të.

Është e pafalshme, tha Murrizi, që FNSH-së nuk i është hapur dera nga koncesionari kur ka ndërhyrë për grabitjen.

Kritik ishte edhe lidhur me punonjësit që menaxhohen ICTS, kur tha se 95% e tyre janë nga zona me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri.

Në fund një kërkesë kishte edhe për rionstruksionin e komisariatit të Rinasit, që sipas tij është një pisllëk me katër zyra.

Myslim Murrizi: Të kemi thirrur si Ministër i Brendshëm, si drejtues i institucionit që ka 13 mijë punonjës policie që paguhen nga taksapaguesit shqiptar për të siguruar rend, qetësi, për të luftuar krimin dhe parandaluar atë dhe për të bërë të mundur zbulimin e elementit kriminal kur ngjarja ndodh. Është detyrë e juaja që në çdo cep të Republikës së Shqipërisë ku ka ngjarje, aq më shumë në një institucion të rëndësisë së veçantë si aeroporti i Rinasit, ju mbani përgjegjësi në ushtrim të funksionit tuaj kushtetues si Ministër i Brendshëm.Isha dje në Komisariatin e Rinasit, ai komisariat ishte i vitit '75 ose '80. Një komisariat sa për të larë gojën se në Rinas ka një postë policie. Ai komisariat kishte 112 efektivë, 56 janë sportelistë që presin qytyetarët dhe 56 të tjerë të ndarë në tre turne ruajnë sigurinë nga jashtë aq sa u lejon koncesinari. E di mirë dhe pashë korrespondëencën e shefit të komisariatit që katër shkresa drejtuar TIA-s kishin marrë përgjigje ironike, fyese, tallëse, duke u thënë se çfarë ju duhet ju me këtë punë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/murrizi-sfidon-lleshaj-nese-qeveria-ska-karremin-ne-fyt-nga-ppp-te-anulohet-koncesioni-i-rinasit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz