#rtvora Tirana do të ketë së shpejti flotën e autobusëve elektrikë, që do të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit. Faktin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi të organizuar nga ambasada hungareze për promovimin e teknologjisë në mirëmenaxhimin e qyteteve.
Erion Veliaj: ?Sapo kemi bërë porosinë për dy autobusë elektrikë që prodhohen në Hungari, për të ardhur në Tiranë. Do ta fillojmë transformimin e flotës dy e nga dy.?
Duke iu referuar pikërisht mundësisë që ofron tashmë aplikacioni ?Tirana Ime?, për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Tiranë, Veliaj bëri publike disa të dhëna, të cilat tregojnë se në orët e para të ditës, ka rezultuar një nivel më i ulët grimcash të dëmshme se sa në momentin kur ka një qarkullim të shtuar të automjeteve.