RTV Ora - Grabitja e paralajmëruar dy vjet më parë, çarja e gardhit të Rinasit në 2017

  • 5 years ago
#rtvora
Siguria e aeroportit të Rinasit ku pak ditë më parë u vodhën të paktën gjashtë milionë e gjysmë euro ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për institucionet që nga viti 2016. RTV ORA ka siguruar një dokument të drejtorisë së aviacionit civil mbi cënimin e gardhit rrethues të aeroportit në janar të vitit 2017.

Cënimi i sigurisë sipas dokumentit kishte të bënte me çarjen së gardhit rrethues nga i cili hynë grabitësit javën e kaluar.

Sipas dokumentit ngjarja ka ndodhur në datën 15 janar të atij viti kur nga kontrolli i ushtruar në aeroport janë konstatuar dëmtime të gardhit rrethues të pistës së avionëve dhe shkurre të larta deri në 1.5 metër në fund të aeroportit që pengonin fushëpamjen.

Në mënyrë të veçantë raporti evidenton dëmtimin e gardhit në zonën e kolektorit dhe të lapidarit ku siç ka pranuar edhe përfaqësuesja e koncesionarit, çarjet kanë qenë nga 1 deri në 1.5 metër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grabitja-e-paralajmeruar-dy-vjet-me-pare-carja-e-gardhit-te-rinasit-ne-2017

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz