Report TV -Karta e Studentit me 40 shërbime, lehtësira edhe nga kompani private

  • 5 years ago
Nga Ministria e Arsimit ku prezantoi modelin e Kartës së Studentit, çka përmbush një tjetër zotim të Paktit me Universitetin, kryebashkiaku Veliaj listoi edhe shërbimet që studentët përfitojnë falas ose me çmime tepër të reduktuara. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do fillojë punën fakultet më fakultet, në të njëjtën mënyrë siç është dhënë karta e identitetit dhe pasaporta në zyrat e ?Aleat?.

?Do ketë minikioska të vogla në çdo fakultet dhe do themi, nga kjo datë në këtë datë do jemi tek Filologjiku, nga kjo deri në këtë datë tek Socialja, Artet dhe kështu me radhë tek Juridiku. Pra për t?i dhënë një diapazon kohor disaditor edhe në varësi të numri të studentëve që janënë secilin fakultet.

Brenda muajit maj ne bëjmë pajisjen me kartë universiteti, kartë studentore të të gjithë Universitetit të Arteve, Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik ka 3660 studentë, i Shkencave Sociale, 1920, i Drejtësisë 2021 studentë, i Gjuhëve të Huaja 3799, Histori - Filologji 1800, Shkencat e Natyrës, 4700 studentë në total, pra numri i ditëve ku do jemiprezent do jetë në proporcion me madhësinë e fakulteteve. Më pas në finale, nëse dikush ishte sëmurë, do kemi një zyrë qendrore pranë Bashkisë së Tiranës për të gjithë ata që duan, u humbet karta apo gjëra të kësaj natyre?, deklaroi Veliaj.