RTV Ora - Korçë: Konflikti për pronën, babë e bir rrahin me dru ish dekanin

  • 5 years ago
#rtvora

Babë e bir janë arrestuar në Kolonjë pasi dhunuan me mjete të forta ish-dekanin e Shkencave të Universitetit të Korçës, Ilo Mele. Shkak për konfliktin mes dy familjeve janë bërë 600 metra tokë, që familja Mele thotë se e ka blerë me dokumente të rregullta, ndërsa familja Murataj i pretendon pronësinë.

Ish-dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Korçë, Ilo Mele, është dhunuar me për çështje pronësie në Skorovot të Kolonjës nga babë e bir, Adem dhe Gjergj Murataj, tashmë të vënë në pranga.

Ai ka marrë goditje në kokë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarje e paralajmëruar -Bashkëshortja e tij, Veronika Mele, thotë se sherri ka nisur për 600 metra tokë sipas saj të blerë me dokumentacion të rregullt, ndërsa dhuna ndaj bashkëshortit të saj nga at e bir ishte e përsëritur.

Veronika Mele: Të njëjtët persona e kanë dhunuar dhe një vit më parë.Gjykata i liroi. Ndjehemi të rrezikuar për jetën. Kërkojmë autorët te marrin dënimin e merituar. Autorët janë persona me precedentë penalë. U dhunua me dru në kokë dhe ka 8 qepje. Është në gjendje të rënduar psikologjike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestohen-babe-e-bir-dhunuan-nje-person-motive-pronesie
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz