RTV Ora - Durrësi kthehet në kantier ndërtimi, Dako: Do jemi gati para sezonit turistik

  • 5 years ago
#rtvora

Gati një muaj para çeljes së sezonit turistik qyteti i Durrësit është kthyer në një kantier ndërtimi. 6 rrugë në zona të ndryshme të qytetit po rikonstruktohen me fondet e bashkisë.

Nisja e menjëhershme e punimeve, po shkakton vështirësi në lëvizje në këto akse të mjeteve dhe këmbësoreve.

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako duke iu përgjigjur interesit të RTV Ora mbi këto shqetësime, tha se ndërhyrjet do të përfundojnë para nisjes së sezonit turistik.

Vangjush Dako: "Po i paraprijmë me pastrimin e kanaleve dhe më pas me asfaltimin. Është një punë që bashkia e ka planifikuar. Nuk është për fushatë. Është momenti i duhur para sezonit turistik që ne të kryejmë këto punime."

Ndërhyrja sipas drejtuesve të bashkisë Durrës synon të shmangë kaosin e trafikut gjatë sezonit turistik, dhe përmbytjet gjatë muajve me shi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/durresi-kthehet-ne-kantier-ndertimi-dako-do-jemi-gati-para-sezonit-turistik

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz