Gazetari Mentor Kikia i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora deklaroi se PS dhe PD kanë shpërdoruar pushtetin.
Kikia: Gjëja që i vlen më pak Shqipërisë është thjeshtë të ndërrojë PS me PD, sepse kanë shpërdoruar sa u ka ngrënë krahu kur kanë pasur pushtetin.
Çili: Të hapim sistemin edhe ndaj të tjerëve.
Kikia: Ajo që duhet bërë është shansi historik për të ndryshuar. Frikën këtij populli ia nxorri protesta e studentëve. Unë e shoh si një flakë që u ndez për reagimin shoqëror dhe frymëzoi shumëkënd.