RTV Ora - Veliaj për gjelbërimin: Së shpejti fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve

  • 5 years ago
#rtvora

Thirrjes së Bashkisë së Tiranës, që kushdo që zotëron një mjet të dhurojë pemë, i është bashkuar jo vetëm bizneset, por edhe qytetarë të ndryshëm të ndërgjegjësuar për rëndësinë e hapësirave të gjelbërta.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se së shpejti do të nisë fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve për rritjen e sigurisë rrugore.

Veliaj: Për çdo anëtar të tyre, për çdo motorr kanë mbjellur sot një pemë në Tiranë. Nuk ka rëndësi se cila është fabula. Në fakt të gjitha këto janë thjesht një pretekst, për të qenë i dobishëm në Tiranë.

Krahas nismës për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra, Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë edhe një nismë tjetër, që lidhet me rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugëve në kryeqytet.

Veliaj: Duam të nisim disa aktivitete të tjera ku të sensibilizojmë ata që janë përdorues motorri. Sepse në një qytet ku të gjithë punojnë më shumë për sigurinë në rrugë, qoftë të atyre që janë mbi mjete apo të atyre që janë kombësorë, është një qytet miqësor për të gjithë.

Ndërkaq, qytetarë të ndryshëm vijojnë që për çdo ceremoni dhe përkujtim të dhurojnë një pemë ose një stol, duke lënë gjurmën e vet në qytet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-gjelberimin-se-shpejti-fushata-ndergjegjesimin-e-qytetareve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz