RTV Ora - Investime në energji, Gjiknuri: Ndërhyrjet përmirësojnë jetën e banorëve

  • 5 years ago
#rtvora
Vazhdojnë ndërhyrjet në rrjetin energjetik në Vlorë.Drejtuesi politik i PS-së në Vlorë ka deklaruar se këto ndërhyrje do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit me energji në të gjithë Selenicën, ndërsa premtoi shtim të investimeve në rast se PS fiton përsëri në këtë qark.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti i zonës Vullnet Sinaj dhe drejtori rajonal i OSHEE-së Erion Osmanaj inspektuan investimet e kryera në njësinë administrative Kotë të Bashkisë Selenicë.

Sipas Damian Gjiknurit investimet e kryera në rrjetin elektrik janë shumë të nevojshme dhe përmirësojnë jetën e banorëve të këtyre zonave.

Damian Gjiknuri: Po bëhen shumë investime të tjera dhe jam i bindur që me pushtetin vendor që jam i bindur se do ta marrë PS me kandidatin e saj që nesër do të jetë kryetar i bashkisë, edhe investimet në bashki do të jenë të shumëfishuara dhe qytetarët e kësaj zone, fatkeqësisht më e varfra, do të shikojnë diferencën.

Drejtori i OSHEE theksoi se në tre vite vetëm në zonën e Selenicës janë investuar 177 mln lekë.

Erion Osmanaj: Siguron që të gjithë abonentët e kësaj zone do të kenë një furnizim shumë më cilësor të energjisë elektrike.

Ndërhyrjet në rrjetin energjetik në këtë zonë vijnë pas 25 vitesh të lëna në harresë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/investime-ne-energji-gjiknuri-nderhyrjet-permiresojne-jeten-e-banoreve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz