#rtvora Edhe pse e kanë mirëpritur vendimin e ministrisë së Bujqësisë për subvencionimin e çdo litër qumështi me 10 lekë, agropërpunuesit kanë deklaruar se një problem i tillë ekziston edhe për produktet të tjera bujqësore. Alban Zusi deklaroi sot se ky vendim është një zgjidhje vetëm për një segment të prodhimit bujqësor
Alban Zusi: Përshëndesim vendimin e qeverisë dhe të Ministrisë së Bujqësisë që pas 4 mujash përpjekje ofroi një zgjidhje të përkohshme për sektorin e qumështit, pas problematikës së krijuar pas kompensimit të rimbursimit të TVSH-së për produktet primare bujqësore nga 20% në 6%.
Problemi qëndron i njejtë, ndonëse nuk është shfaqur i njëjtë për të gjithë sektorët e tjerë si mishi, fruta-perimet, ulliri, etj. Jemi të bindur që kjo masë që korrigjon përkohësisht dhe vetëm për një segment të prodhimit bujqësor problemin e shfaqur dhe madje ka pritshmëri të ketë ndikim pozitiv në formalizimin e këtij nënsektori. Eshte e papranueshme që fermerët dhe sipërmarrësit e industrisë së ushqimit të duhen të rishikojnë planet e biznesit në çdo vit fiskal. Politikat për zhvillim të qëndrueshëm dhet të mbështeten në dy shtylla të rëndësishme të ndara qartazi nga njëra tjetra"