RTV Ora - Mynyr Koni i kthehet Ramës: Përgjegjësitë kërkoji te Dekanët që i mban në rresht të parë

  • 5 years ago
#rtvora
"Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës. Është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës, është e papranueshme."

Kjo ishte akuza që kryeministri Rama bëri dy ditë më parë për Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Fill pas adresimit të problematikave të shtruara nga Rama, ka ardhur edhe reagimi i rektorit Koni.

Përmes një letre të hapur drejtuar stafit akademik të UT-së, studentëve por edhe opionit publik, Koni thotë se akuzat dhe sulmet e vazhdueshme të Ramës ndaj tij janë tendencioze dhe të paprecedenta.

Mynyr Koni: "Kur dëgjon dhe sheh Kryeministrin në takime me lista të porositura të personave që duhet të marrin pjesë në to dhe me pyetje të parapërgatitura nga stafi i tij, dhe që në mënyrë të vazhdueshme, merret, fyen dhe përpiqet të fajësojë për çdo gjë dhe në çdo drejtim vetëm Rektorin e Universitetit të Tiranës, vetvetiu të lind pyetja:Cili është në fakt qëllimi që, në një kohë kur Shqipëria ka 12 universitete publike, sulmohet në mënyrë kaq tendecioze, të parreshtur, pa u mbështetur në asnjë fakt dhe në asnjë provë konkrete vetëm Rektori i Universitetit të Tiranës?....Si është në fakt e vërteta?"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rektori-mynyr-koni-u-pergjigjet-akuzave-te-rames

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended